PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot një tryezë me partitë jashtëparlamentare të Kosovës, me te cilat eshte diskutuar per ceshtjen e dialogut me Serbine.
Pas diskutimeve, subjektet kanë dalë me deklaratë të përbashkët, sipas së cilës, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të negociojë në asnjë mënyrë pa kushte me Serbinë.
“Serbia është agresori dhe krimineli që kurrsesi nuk duhet amnistuar. Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të negociojë me askënd për çështjet e brendshme të Kosovës, aq më pak me Serbinë, duke rrezikuar kështu shtetin e Kosovës”, thuhet në deklaratë.











