Vullkani “Puyehue” ka shpërthyer në pjesën jug-qendrore të Kilit, teksa hiri ka shkuar deri në 10 kilometra lartësi. Retë e pluhurit vullkanik kanë kaluar brenda kufijve të Argjentinës dhe disa aeroporte janë mbyllur deri në afat të pacaktuar. Sipas “Sportnet.al”, nëse situata rëndohet, mund të vërë në dyshim zhvillimin e miqësores së 20 qershorit Argjentinë-Shqipëri, pasi rruga e vetme e kuqezinjve drejt Buenos Airesit është fluturimi me avion.











