Vritet vëllai i Presidentit afgan, Karzai

Jul 13, 2011 | 10:24

Ahmed Uali Karzai, vëllai i fuqishëm i Presidentit afgan, Hamid Karzai, u vra dje në shtëpinë e tij nga një prej rojave të sigurisë, në Kandahar, duke rritur shqetësimin në qytetin e trazuar, i cili shihet si çelësi i luftës në Afganistan. Presidenti e konfirmoi vdekjen e vëllait të tij në një konferencë për shtyp në Kabul, e cila ishte njoftuar më parë për të shënuar vizitën e Presidentit francez, Nikolas Sarkozi. “Ahmed Uali Karzai u vra nga truproja e tij në shtëpinë e vet në Kandahar”, tha koloneli Mohamad Mohsen. Talibanët deklaruan përgjegjësinë e kësaj vrasjeje, duke e cilësuar atë një nga operacionet e tyre më të mëdha dhe më të suksesshme.

© Panorama.al

Te lidhura