KAVAJË- Një i ri është vrarë me armë zjarri në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gërmenj dhe sipas policisë gjithcka ka degjeneruar në përdorimin e armës, pas një sherri të nisur me autorit dhe viktimës.
Sipas të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes i vdekur ka mbetur një 27 vjecar.
Policia që ka shkuar në vendin ku ndodhi krimi ka bërë të mundur ndalimin e një personi që dyshohet të jetë autori i ngjarjes, Haxhi Vedeli.
Nuk ka ende detaje rreth shkakut të sherrit që në pas përfundoi me një viktimë dhe një të arrestuar.
© Panorama.al











