Vritet në pritë 30-vjeçari, në kërkim autorët

Jul 28, 2011 | 10:23

VLORE- Vritet emigranti i sapokthyer per pushime ne qytetin e lindjes. Ngjarja ka ndodhur ne Vlore ne oret e vona te nates, ku viktime e te shtenave me arme zjarri ka mbetur nje i ri 30 vjecar, identifikuar nga policia si Gladiol Leka.

Sipas hetimeve te para, ngjarja ndodhi ne  lagjen “1 Maji” të Vlores, ne afersi te baneses. Viktima jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte kthyer me pushime vetem pak dite me pare.

Policia ka bere me dije se autoret, ende te paidentifikuar i kishin zene prite, e kane pritur te afrohej e pastaj kane qelluar ne drejtim te tij me 6 plumba.

Vdekja e tij ka qene e menjehershme, nderkohe qe autoret dyshohet te jene larguar me nje motorr. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve, identifikimin dhe kapjen e autoreve.

© Panorama.al

Te lidhura