TIRANE- Kane nisur ne mesdite ne Tirane homazhet per nder te shefit te komisariatit te Kavajes, Adem Tahiraj, vrare ne krye te detyres, nje dite me pare.
Ne fjalen e tij per mediat, pas homazheve, kreu i qeverise Sali Berisha garantoi se do te hetohet cdo element i ketij akti kriminal dhe drejtesia do te thote fjalen e saj.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për dëshmorin më të fundit të atdheut, kryekomisarin Adem Tahiri që ra në krye të detyrës, në përpjekje për të garantuar rendin, qetësinë në bashkinë e Shijakut. Ai ka qenë kryekomisar shembullor, trim, i vendosur dhe me sakrificën e tij sublime iu faktoi kolegëve të tij dhe mbarë shqiptarëve se cili ishte kuptimi i lartë i detyrës për të”- tha Berisha.
Sipas tij, kjo është një humbje e madhe për familjen në radhë të parë, ndaj ai ka shprehur ngushëllimet per te e pastaj, ngushëllime forcave të rendit, efektivët e policisë për humbjen e njërit prej anëtarëve më të talentuar të tyre.
“I siguroj për mbështetjen më të plotë të vendosur të qeverisë dhe besimin e saj se me forcën e ligjit krimi do marrë përgjigjen e merituar. Dje një vrasës i përsëritur goditi kryekomisarin. Natyrisht drejtësia do të thotë fjalën e saj sikundër do hetohet cdo element i këtij akti të shëmtuar, Policia e Shtetit është sot më e vendosur se kurrë t’u japë përgjigjen e merituar të gjitha atyre që për qëllime kriminale kërkojnë t’i imponohen rendit dhe ligjit. Homazhet zhvillohen ne Shtepine e Ushtrise ne Tirane, ne prani te krereve te larte te Policise, struktrave te shtetit, miqve dhe shume dashamiresve te tjere”- tha ai.
Ekzekutimi i kryekomisarit, arrestohet Ilir Xhakja
DURRES-I dyshuari kryesor per vrasjen e shefit te komisariatit te Shijakut, Adem Tahirit eshte vene ne pranga.
Ne oret e para te dites se sotme Ilir Xhakja është vetëdorëzuar, nderkohe qe policia kishte rrethuar zonën ku mendohej se ai qendonte i fshehur.
Mbreme ne nje konference per mediat, policia beri me dije se si autor ishte identifikuar shtetasi Ilir Xhakja, person me precedente te shumte penale, Nderkohe qe bashkepunetor ne krim eshte identifikuar shtetasi Ledio Krasniqi, nipi i tij.
Ngjarja ka ndodhur dje ne oret e pasdites, 18.00, ne Katund Sukth te Durresit.
Tahiraj eshte qelluar me arme, nderkohe qe ka qene ne krye te detyres, gjate nje operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.
Ai ndaloi një automjet për të kryer procedurat e kontrollit, por ne kete kohe drejtuesi i makinës ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë.
Nga te shtenat ka mbetur e plagosur nje grua, kalimtare, banore e zones, e cilet eshte transportuar ne spital.
Policia e Shtetit, pak kohe pas ngjarjes permes nje komunikate per shtyp, ka bere me dije se ka identifikuar dy autoret e krimit, dy vellezer dhe ka nisur punen per kapjen e tyre.
Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, i datëlindjes 1 shtator 1963, lindi në Kërrnajë, Tropojë, e banues në Tiranë, ishte i martuar, me arsim të lartë.
Ai ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, në radhët e të cilës ka punuar prej mbi 20 vite. Si rezultat i përkushtimit profesional ka përmbushur me sukses detyra të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë në vitin 2008 ka fituar dhe Gradën Kryekomisar.
© Panorama.al











