Kabul, vriten 2 amerikanë brenda M.Brendshme

Feb 25, 2012 | 14:08
Gjate protestave ne Afganistan

KABUL- Dy anëtarë të ushtrisë amerikane u vranë të shtunën brenda Ministrisë së Brendshme, në qendër të kryeqytetit afgan. Protestat anti -perëndimore në Afganistan kanë hyrë sot në ditën e pestë të tyre.

Nuk është ende e qartë se kush ka qëlluar mbi amerikanët, tha një burim i forcave të sigurisë afgane. Ata janë qëlluar për vdekje gjatë një përleshje, ka thënë një burim tjetër për Reuters.

“Trupat amerikane dhe afgane kanë qenë të pranishëm në kohën e shkëmbimit te zjarrit, por ne jemi ende të paqartë se kush i ka vrarë ata”- ka thënë një burim i lartë afgan i sigurisë në kushte anonimati per Reuters.

Një zëdhënës i Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë së NATO-s (ISAF) tha se ata ishin në dijeni të “një aksidenti” në qendër të Kabulit, por nuk pranoi të japë më shumë hollësi.

Përplasjet erdhën pas djegies se kopjeve të Kuranit,  librit të shenjtë mysliman në një bazë të NATO-s.

Katër afganë janë vrarë nga forcat e sigurisë afgane, si pasojë e demonstratave që kanë hyrë në ditën e pestë dhe janë shpërndarë thuajse në të gjithë vendin.

Djegia e Kuranit nga forcat e NATO-s, ka thelluar mosbesimin ndaj forcave të aleancës që luftojnë për të stabilizuar Afganistanin, deri në tërheqjen përfundimtare në fund të vitit 2014.

Presidenti, Barak Obama ka kërkuar ndjesë publike për incidentin, duke shtuar se nuk do të përsëritet më, dhe se përgjegjësit do të japin llogari për veprimin.

© Panorama.al

Te lidhura