LEZHE- Nje i moshuar ka qelluar me arme gjahu nje adoleshent, qe kishte hyre naten ne oborrin e tij, duke e lene te vdekur ne vend. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit ne fshatin Tresh të Lezhës.
Sipas policise viktime ka mbetur 17 vjecari Pashk Moli, per te cilin flitet se ka qene me probleme mendore. Ai kishte hyre naten ne oborrin e shtepise se shtetasit Mark Trushi, rreth te 80-ve.
Autori i dyshuar e ka quajtur si hajdur dhe ka rrembyer armen, duke qelluar ne drejtim te tij. Se paku, keshtu rezulton nga hetimet paraprake per kete ngjarje.
Policia ka vene ne pranga autorin dhe ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen, per te cilen do te dale edhe me komunikimin zyrtar.
© Panorama.al











