Vret burrin dhe një tjetër, ndalohet 31 vjeçarja

May 3, 2012 | 10:00

TROPOJE- Dy persona jane vrare me arme zjarri ne oret e vona te nates ne Tropoje, nderkohe qe policia ka ndaluar nje femer te dyshuar si autore te krimit, e cila eshte bashkeshortja e njerit prej viktimave.

Sipas te dhenave paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit të Bajram Currit dhe viktima jane shtetasit  Eduart Dollapaj 34 vjeç dhe 27-vjeçari Kaçanik Gjuriqi, me te cilin dyshohet se ajo ka pasur lidhje jashtemartesore. Policia ka njoftuar se e dyshuara per krimin eshte identifikuar si 31-vjeçarja Manjola Dollapaj.

Viktimat janë gjetur në banjen e banesës së çiftit Dollapaj, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti mes tyre. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura