
FIER/ Banorët: Gjetëm fqinjin ish-ushtarak të përgjakur. Dhëndri i alkoolizuar.
Pas divorcit, e akuzoi se i shkatërroi martesën 13-vjeçare.
Qëllon për vdekje me armë zjarri ish-vjehrrin, më pas vret edhe veten. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 11:15 në Seman të Fierit. Policia bëri të ditur se viktimat janë shtetasit Dhimitër Koçi, 60 vjeç dhe ish-dhëndri i tij, Gentian Nushi, 40 vjeç. Konfliktet mes tyre kanë nisur rreth dy vite më parë, kur vajza e Dhimitër Koçit, Aida, u divorcua me të shoqin. Ky i fundit, sipas fqinjëve të viktimave, konsumonte doza të larta alkooli, çka është bërë edhe shkak i zgjidhjes së martesës së çiftit pas 13 vitesh.
Mësohet se vajza e madhe e viktimës Koçi, Aida Nushi (Koçi), 37 vjeçe, me profesion mësuese, jetonte në Greqi prej disa vitesh. Çifti kishte dy fëmijë, më i madhi rreth 10 vjeç. Por konfliktet familjare dhe mosmarrëveshjet mes tyre kanë bërë që gruaja t’i japë fund martesës.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











