Vrau amerikanët, Arid Uka të mërkurën para gjyqit

Aug 29, 2011 | 15:55

Kosovari 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit do të dalë të mërkurën para gjyqit.

Arid Uka ngarkohet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje, në lidhje me sulmin e 2 marsit.

“Hetimet treguan se i akuzuari donte të vriste ushtarët për shkak se ata u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”, thanë prokurorët federalë.

Uka nëse shpallet fajtor, mund të përballet me dënim të përjetshëm. Ai është arrestuar në vendin e ngjarjes. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura