TIRANE- Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu ka kërkuar sot rikthimin e denimit me vdekje per disa vepra penale, si ajo e vrasjes se punonjes se policise.
Deklarata eshte bere gjate nje komunikimi me mediat, gjate te cilit Spahiu ka reaguar per situaten e fundit, ate te vrasjes se kryekomisarit te Shijakut.
Nderkohe qe në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë të kthehen në Shqipëri eshtrat e Mbretit Zog dhe të ndërtohet mauzoleumi përkatës.
“Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe nderimit të personaliteteve të shquar të historisë së shtetit tonë, Partia Lëvizja e Legalitetit vlerëson maksimalisht angazhimin e qeverisë shqiptare për kthimin në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog dhe ndërtimin e mauzoleumit përkatës që do të ngrihet aty ku ka qenë mauzoleumi i mëparshëm që u shkatërrua me dinamit prej komunistëve kur hynë në Tiranë”, tha ai.
© Panorama.al











