
SHKODER- Ka nderruar jete ne spital 22 vjecari, Jurgen Marku, plagosur ne prite dy dite me pare. Ngjarje nga e cila humbi jeten ne moment babai i tij, Frederik Marku.
Djali, i shtruar ne spital qe pas ngjarjes, ndodhej ne gjendje kritike dhe duket nuk ka mundur t’i mbijetoje plageve te marra.
Nje dite me pare, policia e Shkodres ndaloi nje nga autoret e dyshuar te krimit ne kete qytet.
Sipas te dhenave paraprake, ne pranga eshte vene shtetasi Leonard Nika, rreth 25 vjec.
Ngjarja ndodhi dje rreth ores 16:30 kur Frederik dhe Jurgen Marku, babë e bir, 47 dhe 22 vjeç u qelluan me arme ne prite.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të spitalit rajonal të qytetit. Policia sqaroi se nje nga motivet e krimit dyshohet te ishte hakmarrja per nje sherr te nje dite me pare ne Theth, ku djali i viktimes ishte perfshire ne nje sherr nisur per motive banale me autoret e dyshuar.
Nderkohe, i ati eshte nisur drejt vendit dhe sipas deshmise se te rinjve i ka kercenuar me nje pistolete e me tyten e saj ka goditur ne koke njerin prej tyre, i cili me pas ka bere kallezimin ne polici.
© Panorama.al











