Arrestohet autori i vrasjes tek ish Blloku

Jun 29, 2011 | 18:50

TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se autori i vrasjes së shtetasit Nadien Zeneli, ngjarje e ndodhur në zonën e ish Bllokut, është 22- vjeçari, Marklen Lutfi Haka, lindur dhe banues në Nikël, Krujë.

Sipas policisë, autori, dyshohet se më datë 13 qershor të këtij viti, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, që për arsye hetimi nuk mund të bëhen publike, ka qëlluar disa herë me armë zjarri të tipit pistoletë, mbi shtetasin Nadien Zeneli duke e vrarë atë si dhe plagosur shtetasit Bledar Miha dhe Tafë Mandri.

Në njoftimin e policisë thuhet se vrasja e shtetasit Nadien Zeneli, dyshohet të jëtë bërë për motive gjakmarrje, pasi viktima dyshohej nga familja e shtetasit Marklen Haka si autor i vrasjes se shtetasit Roland Lutfi Haka ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 2004 në qytetin e  Krujës.

Sipas policisë është vënë në pranga edhe shtetasi Lutfi Beqir Haka, 59 vjec, lindur dhe banues në Nikël, Krujë, ndaj të cilit u mor masa e arrestit për veprën penale të mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.

Nga kontrollet e zhvilluara nga policia në banesën e autorit të vrasjes, policia tha se ka gjetur dy armë automatike, dhe një sasi të konsiderueshme fushekësh.

© Panorama.al

Te lidhura