Vrasja për varësen, pranga të dyshuarit

Aug 12, 2012 | 14:03
Aldo Hoxha

Autori i dyshuar i vrasjes për një varëse floriri të Fatbardha Tafajt është arrestuar dje nga policia e Tiranës.

Aldo Hoxha, 20 vjeç, person me precedentë penalë, i liruar nga burgu në qershor 2012, është përballur pas mesdite me Lumturie Gjanën dhe djalin 13- vjeçar që shoqëronin 37- vjeçaren e vrarë më 7 gusht tek ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë. I dyshuari për vrasjen gjatë tentativës së grabitjes, së bashku me disa persona të tjerë, janë futur në një ambient të policisë. Ata janë urdhëruar të qëndrojnë me fytyrë nga një xham matanë të cilit qëndronin motra dhe djali i Fatbardha Tafajt, të cilët shoqëronin gruan e vrarë ditën kur ndodhi ngjarja tek ish- Fusha e Aviacionit. Pasi kanë parë rreshtin e personave të mbyllur në dhomë, dy të afërmit e Fatbardha Tafajt mësohet të kenë pohuar se Aldo Hoxha i kishte karakteristikat trupore “të ngjashme” me personin që më 7 gusht ka zbritur nga motori dhe ka tentuar të rrëmbejë varësen e floririt nga qafa e viktimës. Dy dëshmitarët kanë thënë se besojnë…

(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama, versioni print)

TRAZHGIM SOKOLAJ

© Panorama.al

Te lidhura