Noka, vizitë ngushëllimi në shtëpinë e Fatbardha Tafaj

Aug 12, 2012 | 11:57
Ministri, Flamur Noka

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka vizituar sot shtëpinë e Fatbardha Tafës, e cila u ekzekutua me thikë pranë Fushës së Aviacionit gjatë tentativës së grabitjes së varëses së floririt që ajo mbante në qafë.

Ministri, Noka i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, në shtëpinë e tyre në fshatin Hardhishtë të Shijakut, i shoqëruar edhe nga deputetët, Osman Metalla dhe Igli Cara.

Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi tri ditë më parë në Tiranë, e angazhoi Policinë e kryeqytetit në një operacion masiv për shoqërimin e personave me precedentë penalë në fushën e grabitjeve me dhunë.

Fatbardha Tafa u qëllua për vdekje, ndërsa dy persona të maskuar tentuan ta grabisin. Bashkë  me motrën, Lumturije Gjana, e cila mbeti e plagosur, viktima po lëvizte në këmbë në rrugën dytësore te Fusha e Aviacionit në Tiranë. Një ditë më parë policia njoftoi edhe arrestimin e të dyshuarit kryesorë për vrasjen, 20- vjeçarin, Aldo Hoxha.

© Panorama.al

Te lidhura