
TIRANE/ Policia: Mes të shoqëruarve, 12 ngjajnë me autorin, pritet krahasimi i gjurmëve të gishtave.
Fluks telefonatash nga qytetarët, gruaja “liron” të dyshuarit.
Shkon në mbi 150 numri i personave të shoqëruar për vrasjen gjatë grabitjes së tregtarit Petrit Kurti, tri ditë më parë në Yzberisht të Tiranës. Pas publikimit të imazheve të kamerave të sigurisë që kanë kapur autorin e ngjarjes dhe ofrimit të 10 mijë eurove për informatorin që jep të dhëna të sakta për të dyshuarin, në numrat e vënë në dispozicion nga Policia e Tiranës ka pasur fluks telefonatash. Persona që pretendojnë se e kanë parë autorin, kanë përqendruar kontrollet e Policisë në tri zona kryesore në periferi të Tiranës.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











