TIRANE- Policia e Tiranes ka arrestuar nje person si autorin e dyshuar te vrasjes se mbremshme ne Tirane, te shtetasit Aleksander Kolici, ekzekutuar me plumb ne koke, ne afersi te baneses.
Sipas te dhenave te para ai quhet Bledar Balliu, 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”. Policia nuk dhene ende detaje rreth operacionit per arrestimin e tij.
Ngjarja ndodhi mbreme ne afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi”, fare pranë banesës së viktimes në Tiranë. Sipas të dhënave të policisë, 43-vjeçari ishte qëlluar me armë në distancë të afërt dhe për pasojë, plagët e marra kanë qenë vdekjeprurëse.
Viktima ishte nje nga te arrestuarit ne kuader te operacionit te koduar “Poter-Al”, më 23 maj 2006 dhe u denua me pas me akuzen e trafikut te lendeve narkotike.
© Panorama.al











