Vrasja në Mat, ‘burg pa afat’ tre autorëve

Aug 18, 2011 | 12:30

PESHKOPI- Gjykata e Peshkopisë ka vendosur sot masen e sigurise “burg pa afat” per tre vellezerit, arrestuar me akuzen e vrasjes se trefishte ne Mat.

Ne seancen e sotme, trupi gjukues pasi degjoi palet vendosi qe shtetasit Dashnor Barçi, 35 vjeç, Durim Barçi, 25 vjeç dhe Valter Barçi, 22 vjeç, që të tre banues ne fshatin Frankth të komunës Komsi te qendrojne ne burg pa afat deri ne vijimin e hetimeve.

Arrestimi i tyre u be pak dite me pare, pas zbardhjes se krimit, kur ata ne bashkepunim mes tyre shuan nje familje. Sipas hetimeve ka rezultuar se ata pasi kanë shkuar në banesën e shtetasit Shaqir Barçi, kanë qëlluar me armë automatik duke lënë të vdekur tre nga pjesëtarët e familjes, e konkretisht shtetasit: Shaqir Barçi, 58 vjeç, Hamide Barçi, 56 vjeçe dhe djali i tyre, Ylber Barçi, 30 vjeç. Po ashtu, nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe dy pjesëtarë të tjerë të familjes: Gazmir Barçi, 35 vjeç dhe Halit Barçi, 23 vjeç.

© Panorama.al

Te lidhura