
TIRANE- Ka shkuar në dy numri i viktimave pas një konflikti që përfshiu dy familje në Allias.
Fatmir Elmazi ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Allias, ku ai u qëlllua nga babai i vajzës me të cilën ishte martuar djali i tij. Një ditë më parë nga plagët e rënda humbi jetën bashkëshortja e tij, Anife Elmazi.
Autori i vrasjes, Ylli Sherifi, i arrestuar nga policia, nuk ishte pajtuar me martesën e vajzës së tij më djalin e familjes Elmazi, ndaj mbrëmjen e së premtes ai ka shkuar në shtëpinë e dhëndrit dhe pasi ka thirrur të zotin e shtepisë, Fatmir Elemazi, ka qëlluar me brëshëri automatike në drejtim të tij, e të bashkëshortes Anife Elmazi që e ndiqte nga pas. Nga të shtënat është plagosur dhe Ervin Ademi, 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Anife Elmazi ka humbur jetën pak orë pas ngjarjes, nga plagët e rënda që kishte marrë, ndërsa bashkëshorti i saj, Fatmir Elmazi kishte që prej së premtes që ndodhej në spital në gjendej të rënduar.
Pas ngjarjes, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e shtetasit Ylli Kujtim Sherifi, rreth 40 vjeç, banues në Allias.
Nga kryerja e hetimeve policia nëpërmjet një deklarate për shtyp tha se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një martese të paaprovuar midis vajzës së autorit dhe djalit të shtetasve Anife dhe Fatmir Elmazi.
© Panorama.al











