Vrasja e tregtarit, autori s‘del nga shenjat e gishtave

Aug 31, 2012 | 14:11

Pamjet e kamerave të sigurisë në momentin e grabitjes

Hetuesit: Ekzekutori i Petrit Kurtit, person i paskeduar nga Policia.

Yzberisht, gjurmët në banak, të mbivendosura.

Ka përfunduar pa rezultat ekspertimi i gjurmëve të gjetura në banakun e marketit në Yzberisht ku u vra pak ditë më parë pronari Petrit Kurti. Prokuroria e kryeqytetit deklaroi se dosja penale ndodhet e deleguar në Polici për zbulim autori, pasi nga ekspertimet paraprake nuk është arritur të identifikohet personi i dyshuar. Petrit Kurti, 53 vjeç, u vra më 23 gusht në mbrëmje teksa ndodhej në supermarketin në pronësi të tij. “Në vendngjarje janë gjetur disa gjurmë, por nga ekzaminimi i tyre nuk është arritur të identifikohet autori. Kjo për shkak se shumica prej gjurmëve janë të paeksportueshme, për shkak të mbivendosjes, por edhe sepse pjesa tjetër nuk përputhet me shtetasit kontingjente kriminale, që janë skeduar më parë dhe që gjurmët e tyre gjenden në Polici”, thanë burimet nga hetimi.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura