
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama permes nje postimi ne Twitter ka shprehur ngushellimet gjithe familjareve dhe te afermve per humbjen e kryekomisar Adem Tahirit.
“Adem Tahirin e kam njohur dhe ishte nje djale nga ata qe i quajme “zotni”! Ngushellimet me te ndjera per familjen e miqte ne Tropoje e kudo. Vrasja Adem Tahirit alarm bucites per epersine qe ka marre krimi mbi shtetin dhe pasigurine e kudondodhur ne gjithe territorin e vendit”- shkruan Rama.
Ai ngushellon e inkurajon cdo komisar e polic te ndershem ne perballjen me krimin megjithe kushtet e patolerueshme te punes se vet.
“Dhe dua te garantoj cdo qytetar se do t’i japim ketij vendi sigurine e munguar dhe uniformes blu autoritetin e plote te ligjit ne territor”- shkruan me tej ai.
© Panorama.al











