
Vrasja e Shpëtim Heqimit është organizuar kohë më parë dhe autorët kanë pritur momentin kur ai të ndodhej i vetëm për ta ekzekutuar. Të paktën ky është dyshimi paraprak i grupit të hetimit. Në sajë të dëshmive të të afërmve të viktimës, ka rezultuar se 44-vjeçari nuk kishte dalë asnjëherë i vetëm që pas momentit kur ishte liruar nga burgu. Hera e parë kur ai doli për të pirë një kafe në lagjen e tij, i pashoqëruar nga vëllezërit apo ndonjë i afërm, ka rezultuar fatale për jetën e tij.
“Që pas daljes nga burgu, Luli (kështu thirrej Shpëtim Heqimi nga familjarët dhe banorët e lagjes), shoqërohej me të afërm apo pjesëtarë të familjes. Ditën e vrasjes ai ka dalë i vetëm nga banesa dhe ka shkuar në lokalin ku dhe ndodhi krimi. Ai ishte i kujdesshëm sa herë që dilte nga shtëpia”. Kështu mësohet se kanë deklaruar familjarë të Shpëtim Heqimit, i vrarë dy net më parë në lokal, në një pallat parafabrikat në lagjen “Liri Gëro” të Fierit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)











