Burg për jetë për vrasësit e policëve e hakmarrje

Sep 19, 2012 | 11:44

Burgim të përjetshëm ka kërkuar kryeministri, Sali Berisha ndaj çdo atentatori apo vrasësi të efektivave të policisë. Në mbledhjen e qeverisë, Berisha propozoj që të dërgohet sa më shpejt ligji në parlament, i cili do të përcaktojë dënim të përjetshëm për atentatorët dhe vrasësit e policëve. Unë besoj dhe shpresoj, tha kryeministri, se edhe opozita do të miratojë këtë ndryshim.

“Të ngresh dorë dhe të qëllosh një njeri që të kontrollon, një njeri që po bën detyrën, meriton ndëshkimin më maksimal. Ne nuk kemi ndëshkim kapital, por me burg përjetë.

Votimi i këtij ndryshimi në parlament, për kryeministrin Berisha është një mbështetje e madhe dhe e merituar për policinë e shtetit.

Dënim maksimal, kryeministri kërkoi edhe për vrasjen për hakmarrje.

“Nuk shkohet përpara me këtë trashëgimi thellësisht negative.”- tha kryeministri, ndërsa shtoi se ,të vrasësh në pritë një 16- vjeçare është atentat ndaj një shoqërie të lirë.

Kreu i qeverisë, theksoi se ka një rënie shumë të madhe të vrasjes për gjakmarrje.

Vetëm pak dite me pare, kreu i partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu kerkoi rikthimin e denimit kapital, me vdekje, per vepra penale te veçanta, siç jane vrasjet e efektivave te policise.

© Panorama.al

Te lidhura