
TIRANE- Aziz Kelmendi, biznesmeni kosovar i akuzuar për “vrasjen nga pakujdesia” të këngëtares Elsina Hidersha, e njohur me emrin “Emmy”, u dënua sot me 1 vit e katër muaj nga gjykata, por duke përfituar nga rrethanat lehtësuese, ai është lënë i lirë.
Gjykata e Tiranës shpalli fajtor Kelmendin per akuzen e vrasjes nga pakujdesia duke e denuar me dy vjet heqje lirie, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar i zbreti denimi ne 1 vit e kater muaj burgim. Kelmendi ka përfituar nga muajt që ka qëndruar në paraburgim dhe rrethanat lehtësuese pas mëshirës ndaj trupit gjykues dhe shprehjes së pendesës.
Prokuroria kishte kërkuar më parë deklarimin fajtor të Kelmendit dhe dënimin me 3 vjet burg.
Ngjarja ka ndodhur në 27 shkurt të këtij viti pranë një lokali nate në Tiranë, kur me makinën e tij Kelmendi ka aksidentuar 21-vjeçaren Elsina Hidershaj, me të cilën kishte njohje.
© Panorama.al











