Vrasja e Egli Progës në Pogradec, reagon Balliu: Ngjarja ka faktuar lidhjen e qeverisë me krimin e organizuar

Aug 14, 2024 | 15:41
SHPËRNDAJE

Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me dhunimin për vdekje të 42-vjeçari Egli Proga në Pogradec.

balliu

Sipas Balliut, vrasja e babit të dy fëmijëve ka faktuar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.

“Pas eliminimit fizik pushteti vërshoj të fsheh krimin e të justifikojë krimin, gjyqtarja Luljeta Kola që pranoj vrasjen e të ndjerit Egli Proga si nga pakujdesia, me këtë vendim duhet jo vetëm shkarkuar por edhe ndaluar si bashkëpuntore në këtë krim, bashkë me këtë pseudo gjyqtare duhet të arrestohet edhe prokurorja Vasjana Postoli që bëri këtë kërkesë absurde”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i Balliut:

Pogradeci nga qyteti i Lasgushit, kthyer në qytet të krimit!

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik në Pogradec, ka faktuar përfundimisht lidhjen e qeverisë me krimin e organizuar.

Gjobëvënësi i pushtetit kur nuk mori paratë vendosi ta ekzekutoj qytetarin që punonte me djersën e ballit për të mbajtur dy fëmijët e tij.

Pas eliminimit fizik pushteti vërshoj të fsheh krimin e të justifikojë krimin, gjyqtarja Luljeta Kola që pranoj vrasjen e të ndjerit Egli Proga si nga pakujdesia, me këtë vendim duhet jo vetëm shkarkuar por edhe ndaluar si bashkëpuntore në këtë krim, bashkë me këtë pseudo gjyqtare duhet të arrestohet edhe prokurorja Vasjana Postoli që bëri këtë kërkesë absurde.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes.

Një ditë do të BËHET DREJTËSI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura