Vrasja e 8 vjeçarit, policia arreston dy autorët

Jul 13, 2012 | 10:55
Komisariati i Policisë së Vlorës

VLORE- Policia e Vlores ka njoftuar se ka vene ne pranga autoret e vrasjes se 8 vjecarit, Jurgen Lukaj, vrare nga nje plumb rikoshete, teksa ishte duke fjetur ne veranden e shtepise.

Sipas policise, autoret e kane pranuar fajin pas arrestimit, nderkohe qe jane marre ne pyetje. “Ne pranga jane vene Erjon Grabova e Stefan Furrxhi, 33 dhe 19 vjec”- thone burimet e policise.

Bashke me ta, policia ka kapur dhe armen me te cilen eshte kryer vrasja. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në një familje rome, banuese në lagjen “24 Maji” të Vlores.  Pasi policia ka përjashtuar pistën e grabitjes, për shkak të varfërisë së familjes.

© Panorama.al

Te lidhura