TIRANE- Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masen e sigurise “arrest me burg” ndaj Indrit Tresës, te akuzuarit per vrasjen e 49-vjeçarit Abdulla Vrapi, kater dite me pare ne kryeqytet.
Ne seancen e sotme, trupi gjykues pasi ka vleresuar provat ka vendosur qe ai te qendroje ne burg.
Prokuroria e Tiranës, dy dite me pare dorëzoi në gjykatë kërkesat për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy personave, që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e shtetasit Abdulla Vrapi.
Nga burime zyrtare të Prokurorisë, mësohet se është dërguar në gjykatë kërkesa për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit Indrit Tresa, i arrestuar nga policia, si dhe ndaj shtetasit E.Dushku, i shpallur në kërkim.
Kërkesa drejtuar gjykatës për caktimin e masës së sigurisë është bërë nga prokuroria e Tiranës pas kryerjes së hetimeve paraprake. Policia ndaloi një person të vetëm, shtetasin Indrit Tresa dhe deklaroi se ai ishte vrasësi, mirëpo djali i Abdulla Vrapit, viktimës së vrasjes, i cili kishte qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, tregoi se në fakt vrasësi ishte një person tjetër. Prokuroria i vlerësoi këto materiale e dëshmi dhe më pas urdhëroi pyetjen e personave të tjerë të pranishëm në ngjarjen e ndodhur në rrugën “Budi” pranë Senatoriumit në kryeqytet.
Dyshimet per nje tjeter autor
Organi i akuzës tha se, pasi ka marrë në pyetje persona të tjerë të pranishëm në ngjarje, ka ngritur dyshimet edhe ndaj shtetasit E.Dushku, pronar i linjës së autobusëve të Saukut. Burime të prokurorisë së Tiranës thanë se ky person, së bashku me shtetasin Indrit Tresa, akuzohen se e kanë kryer veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim. Rreth 4 apo 5 persona, të pranishëm në vendin e ngjarjes, sipas prokurorisë e kishin fajësuar E.Dushkun në lidhje me ngjarjen, përfshirë këtu edhe dëshminë e djalit të viktimës, i cili ka thënë se Indrit Tresa nuk ishte vrasësi.
Ky i fundit ka pasur një konflikt me Abdulla Vrapin për shkak të përplasjes së makinave të tyre kohë më parë në Tiranë. Mospagimi i dëmeve në automjet ka qenë shkak i sherrit që është mbyllur me vrasjen e Abdulla Vrapit tri ditë më parë pranë banesës së tij. Krimi ndodhi në rrugën e lagjes dhe, për pasojë, vrasja pati dëshmitarë të shumtë që janë marrë në pyetje nga prokuroria. Kanë qenë këto dëshmi që kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes, ku Indrit Tresa, i shoqëruar nga personi që u shpall në kërkim dhe disa miq të tjerë të tij, u përleshën fizikisht me viktimën Abdulla Vrapi dhe më pas qëlluan me armë ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend pranë Senatoriumit në Tiranë.
© Panorama.al











