Vrasësit të legjendës së muzikës britanike, ish anëtarit të grupit The Beatles, John Lenon, Mark David Chapman i është refuzuar sot në New York për të shtatën herë kërkesa për lirim me kusht.
57- vjeçari që kreu vrasjen në vitin 1980 është dënuar me 20 vite burg, pasi në dhjetor të 1980 ai ka pranuar se ka vrarë John Lenon.

Kërkesa e tij e parë për lirim të parakohshëm është refuzuar në vitin 2000.
Por bordet e lirimit në mënyrë të vazhdueshme i kanë refuzuar kërkesat e tij me arsyetimin se ai do të paraqiste rrezik për publikun dhe për vetveten.
Chapman tashmë duhet të presë edhe për dy vjet për të fituar të drejtën për kërkesë të re për lirim, që do të shqyrtohej nga një bord tjetër.
© Panorama.al











