Gjatë fundjavës që vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërrimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).
Në këtë mënyrë moti parashikohet për të dyja ditët kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa hera-herës ajo pritet të bëhet relativisht intensive deri dhe në 14m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al