FIER- Tre persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për një vrasje në vitin 1997 në Fier.
Lajmi bëhet me dije nga policia e Fierit e cila ka zbardhur një vrasje të vjetër ndodhur në këtë qytet. Sipas policisë, janë arrestuar shtetasit Eduart Banaj, Arben Çela dhe Altin Hoxha, ndërkohë që është shpallur në kërkim Roland Likaj.
Këta shtetas akuzohen se në 3 prill të vitit 1997 kanë ekzekutuar me armë nënë e bir në lagjen “1 Maji” të Fierit, Drita dhe Ermal Rrapollari.











