Votimi i ligjit për censusin, Tahiri letër Topallit

Aug 24, 2011 | 15:41

TIRANË- Partia Socialiste i drejtohet me një letër kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ku i shpreh shqetësimin se votimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe banesave nuk ka qenë transparent dhe ka dyshime se ai është i manipuluar.

Në letrën e dërguar nga Sajmir Tahiri për kryeparlamentaren argumentohen dyshimet për manipulimin e votimit dhe akuzohet Kuvendi se ka shkelur afatet ligjore për dhënien e informacionit, duke iu referuar kërkesave të vazhdueshme për të bërë publike listën e deputetëve të pranishëm në sallë e që kanë votuar për ligjin në fjalë. Sipas tij, nje ligj i votuar ne kete menyre nuk mund te hyje ne fuqi.

Pas votimit të ligjit ka qenë Aleanca Kuq e Zi që doli publikisht me akuzën për manipulim të votimit, duke pretenduar se në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 69 deputetë dhe jo 71 si u deklarua.

© Panorama.al

Te lidhura