
Boris Tadiç u rendit i pari në garën presidenciale në Serbi, ndërsa rivali i tij i fortë në këtë, Tomislav Nikoliç, fitoi votat parlamentare, duke u bërë partia me më deputetë në Kuvend. Ndërsa pas dy javësh pritet raundi i dytë i votimit mes Tadiçit dhe Nikoliçit për zgjedhjet presidenciale. Diferenca mes tyre është e ngushtë. Forca e tretë politike në Serbi, Partia Socialiste e Ivica Daçiç, i cili gjithashtu kandidoi për Presidencën, ka dhënë mbështetjen për Tadiç si President i ri i vendit. “Kjo më duket një zgjedhje e logjikshme”, deklaroi ministri i Brendshëm, Daçiç. Partia Progresive Serbe (SNS) e radikalit Tomisllav Nikoliç ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Parlament, 73 deputetë. Ndërsa Partia Demokratike (DS) e Boris Tadiçit ka fituar 68 ulëse. Forca e tretë politike ka rezultuar Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Ivica Daçiç, me 45 ulëse në Parlament, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike e Serbisë (DSS) e Vojisllav Koshtunicës dhe koalicioni Kthesa-U me nga 20 deputetë secili. Rajonet e Bashkuara të Serbisë morën 16 ulëse dhe Aleanca e hungarezëve të Vojvodinës pesë ulëse.
Ndërkohë në Kosovë, misioni i OSBE-së ka raportuar përfundimin e rregullt të votimit, ku pjesëmarrja ishte 32.17 për qind e serbëve të Kosovës. OSBE njoftoi se nuk janë raportuar incidente dhe votimi është zhvilluar në një ambient të qetë. Materialet zgjedhore janë transportuar nga OSBE për në Vranjë dhe Rashkë, ku bëhet numërimi nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë.
© Panorama.alParlamenti Serb
Partia Progresive Serbe (SNS)
73 deputetëPartia Demokratike (DS)
68 deputetëPartia Socialiste Serbe (SPS)
45 deputetëPartia Demokratike Serbe (DSS)
20 deputetëKoalicioni Kthesa-U
20 deputetëRajonet e Bashkuara Serbe
6 deputetëAleanca e Hungarezëve
të Vojvodinës
5 deputetë











