Votat në Shalë, PS kundër KQZ për numërimin

Aug 22, 2011 | 12:55

UPDATE- Vendim te turpshem e ka quajtur dega e PS ne Shkoder, vendimin e KQZ per numerimin e votave te komunes Shale, ne Tirane pas problemit qe pati aty me largimin e komisionerit se bashku me vulen.

Në një prononcim për mediat përfaqësues të PS-së në Shkodër i kanë kërkuar KQZ-së të tërhiqet nga vendimi, duke deklaruar madje se do të bllokojnë daljen e KZAZ-së numër 42 për të mos lejuar transportimin e kutive drejt Tiranës.

Reagimi erdhi vetem pak kohe pas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per numerimin e votave për komunën Shalë të qarkut të Shkodrës në Tiranë. Ne kohen e vendimarrjes ne KQZ, nënkryetarja Dëshira Subashi kundershtoi, duke argumentuar se votat nuk duhet të numërohen në KQZ por në KZAZ-në 42 në Shkodër.

Pavaresisht kesaj, me shumice votash vendimi u mor dhe kreu i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se kutitë e votimit të komunës Shalë së bashku me bazën materiale të KZAZ 42 të qarkut të Shkodrës do t’u dorëzohen punonjësve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

© Panorama.al

Te lidhura