Vota e emigrantëve,AK protesta në gjithë Europën

May 13, 2012 | 12:40
Nga protesta e shqiptareve te Brukselit

Aleanca Kuq e Zi ka njoftuar sot për nisjen e një vale të re protestash në të gjitha qytetet evropiane ku jetojnë bashkëkombasit tanë.

Protestat, sipas AK-së kanë nisur që sot në disa kryeqytete, si në Romë, Londër dhe Bruksel ku emigrantët shqiptarë janë mbledhur para konsullatave shqiptare.

Protestat kanë në qendër votën e emigrantëve, për të cilën AK thotë se u mohohet prej 22 vitesh.

Në një komunikim për shtyp Aleanca Kuq e Zi  u shpreh se një marrëveshje e PS dhe PD-së po i mohon të drejtën e votës rreth 2 milionë emigrantëve shqiptarë në Europë.

© Panorama.al

Te lidhura