
Kreu i Prezencës së OSBE: Kryeprokurorja ka qenë e pavarur.
“Fillimi i mandatit konsiderohet maji i vitit 2008”
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, tha dje se mandati i kryeprokurores Ina Rama përfundon në maj të vitit të ardhshëm, dhe jo në nëntor. Duke iu referuar ndryshimeve ligjore në ligjin e Prokurorisë, të cilat u miratuan me konsensus mes PD-së e PS-së, diplomati i Prezencës së OSBE-së u shpreh se është pikërisht hyrja në fuqi e këtij ligji fillimi i mandatit pesëvjeçar. Në këtë mënyrë, Volfarth del kundër qëndrimit të maxhorancës, sipas së cilës, mandati i kryeprokurores përfundon pas dy muajsh.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











