
TIRANE- Vendim politik, te padrejte dhe qe bie ndesh me konkluzionet e Prokurorise e ka quajtur deputeti i PS-se, Erjon Brace vendimin e Gjykates se Tiranes qe e gjobit ate pas padise ngritur nga deputetja demokrate Albana Vokshi per shpifje ne adrese te saj.
Ai ka deklaruar gjate nje konference per shtyp se vendimi që bie ndesh me konkluzionet e prokuroris së Tiranës, që ka hetuar të njëjtën cështje.
“Kundërshtoj vendimin e gjykatës ndaj meje. Gjoba 1 milione lekë eshte nje vendim i pastër politik, vendim qe synon t’i mbyllë gojën opozitës. “E refuzoj, nuk e pranoj dhe do ta kundershtoj kete vendim menjehere. Por, sot vetem nisi, nuk u mbyll. Ceshtja nuk eshte personale, por mbeshtetet fort ne nje interes publik, fushat e naftës në jug”- thekson Brace.
Sipas tij, këto fusha nuk mund t’i privatizojë as Sali Berisha, as Albana Vokshi dhe as cilido grek klient i tyre.
Ai ka theksuar se kjo është një beteje, të cilën ai do ta bëjë deri sa ato fusha t’i kthehen popullit.
© Panorama.al











