Vlorë, Rama: Ta kthejmë sportin në shkolla

May 20, 2012 | 17:35

VLORE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se ka ardhur koha te ndryshojne politikat per sportin, duke e bere ate serish pjese te shkollave.

Ne fjalen e tij ne tryezen per sportin, Rama ka theksuar se kapitulli i gjatë i degradimit të sportit shqiptar mbyllet vetëm duke u ndërtuar një politikë e re për sportin.

“Sporti në shkolla është pothuajse asgjësuar përfundimisht. Ne duam ta kthejmë sportin në shkollë. Ne duam që kultura sportive të bëhet pjesë integrale e kulturës së shkollës sonë, që nga niveli më i ulët deri në universitete. Ashtu sikundër besojmë që i kemi të gjitha mundësitë, që duke bashkëpunuar me sipërmarrjen, duke ndërtuar një marrëdhënie të re me njësitë e qeverisjes vendore, ne mund ti japim një cilësi të re edhe sportit elitar”- tha Rama.

I pranishem ne takim ka qene edhe deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli, njëkohësisht drejtues i grupit të programit për sportin. Sipas tij, Partia Socialiste ka marrë një vendim politik për sportin duke e konsideruar atë si një nga prioritetet e saj.

© Panorama.al

Te lidhura