Vlorë, një 36- vjeçar kapet me 22 kg kanabis

Jun 5, 2011 | 11:48
Foto Ilustruese

VLORE- Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e një shtetasi me një sasi më shumë se 22 kg lëndë narkotike, Cannabis Sativa.

Në kuadër të operacionit “Renaulti” është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit, Spiro Jani Kreku, 36 vjeç, lindur në Pilur dhe banues në Himarë.

Arrestimi I tij u bë mbas kontrollit të ushtruar në automjetin tip Renault  Scenic me targa BS 262 ZK, ku janë gjendur 32 (tridhjetë e dy) pako të mbështjella me qese të mbështjella me natriban të bardhë, brenda së cilave ndodhej një sasi prej 22 kg e 250 gr, lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit “Cannabis sativa” e cila kishte si destionacion Italinë.

© Panorama.al

Te lidhura