

Një varkë në pronësi të dy turistëve gjermanë është mbytur në ujërat pranë gjirit të Palasës në Vlorë.
Dy turistët gjermanë që gjendeshin në të, kanë mundur të shpëtojnë pasi kanë dhënë alarmin “SOS”. Menjehere ne vendin ku ndodhe anija kane mberritur rojet bregdetare dhe forca te Guarda Di Finazia te cilet kane bere te mundur edhe shpetimin e dy turisteve qe ndodheshin ne velieren gjermane.
Nga deshmite e turisteve, shkak per mbytjen eshte bere nje defekt ne sistemin elektrik, gje qe ka bere edhe nxjerrjen jashte funksionit te motoreve.
Mësohet se dy turistët gjerman nuk kanë pësuar dëmtime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
© Panorama.al











