
Gjykata lë në burg gjashtë të dyshuarit për shtatë vjedhje me dhunë.
Gjykata e Vlorës caktoi dje masën e sigurisë “arrest me burg, pa afat” për gjashtë personat e akuzuar për grabitje në seri të kazinove dhe karburanteve. Grupi i të akuzuarve ra në pranga gjatë aksionit të koduar “Sfida 2”, ndërsa hetimi pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi krimet janë kryer në formën e grupit kriminal. Ditën e djeshme, nën masa të rrepta sigurie, janë sjellë nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Vlorës të rinjtë, të akuzuar se kanë kryer grabitje nën kërcënimin e armëve. Veç grabitjeve të dhunshme në biznese të ndryshme në Vlorë, disa nga të arrestuarit akuzohen se kanë qëlluar me armë në drejtim të patrullës së Policisë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











