VLORE/ Inspektori i Tatimeve plagoset për parkimin

Sep 15, 2012 | 12:12

VLORE – Plagoset inspektori i Tatimeve pas sherrit banal për vendin e parkimit. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, pranë një parkimi në afërsi të zyrës së Tatim-Taksave në Vlorë. Inspektori i Tatim-Taksave të Vlorës, Ardi Selimi, ka debatuar me një person për pak minuta se kush e kishte të drejtën të parkonte, meqë të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbërritur në të njëjtën kohë. Pas debateve dhe fyerjeve ndaj njëri-tjetrit, autori, 22 vjeç, ka nxjerrë thikën që mbante me vete dhe e ka qëlluar tri herë në trup Selimin. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës mbërriti në vend arriti të identifikojë të riun dhe ta shpallin atë në kërkim.                     q.b

© Panorama.al

Te lidhura