VLORE- Persona të armatosur grabitën sot filialin e një banke në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe pushuesit në qytetin bregdetar.
Ngjarja u shënua rreth mesditës, ne vendin e quajtur “Sheshi i Flamurit”. Sipas njoftimit të policisë së Vlorës, kanë qenë 3 persona të armatosur të cilët kanë grabitur filialin e bankës.
Po sipas policisë, 3 personat janë larguar fillimisht me një makinë të tipit Benz, me pas janë larguar për nga kodrat e qytetit.
Mësohet se grabitësit kanë arritur të vjedhin disa kliente, ku njërit prej tyre i kanë marrë një shumë prej gati 10 mijë eurosh.
Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa janë marrë në pyetje disa persona të cilët kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes.
© Panorama.al











