
VLORE- Një zjarr ka përfshirë një magazinë me ushqime për kafshët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar një re të madhe tymi mbi qytetin bregdetar.
Janë tre zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen totale të zjarrit.
Efektivat e zjarrëfikësve pohuan se nuk ka rrezik që zjarri të përfshijë ndërtesa të tjera në afërsi, pasi flakët janë izoluar dhe po punohet për shuarjen totale të tyre.
Dëmet janë vetëm materiale. Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit, ndërsa qyteti bregdetar i Vlorës ditën e sotme po përjeton temperatura mjaft të larta.
© Panorama.al











