
VLORE- Katër shtetas shqiptarë të akuzuar për pengmarrje kanë rënë në pranga nga policia e Vlorës, në kuadër të operacionit të koduar “Spitalla”.
Sipas njoftimit ntë policisë janë arrestuar në flagrancë shtetasit; Aldi Fatmir Rexhaj, 23 vjeç, banues ne fshatin Kropisht-Vlore, Arten ( Afrim) Fatmir Rexhaj, 32 vjeç, lindur në Kropisht e banues në fshatin Alikok, Aranit Lame Dedenika (Bojku), 30 vjeç, lindur në fshatin Tërbac e banues në Vlorë si dhe Fiodor Sotir Laraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datë 22 Shkurt 2012 kanë rrëmbyer shtetasin G. F., vjec 29 banues në Durrës dhe e kanë mbajtur atë në një banesë në qytetin e Vlorës me qëllim për të përfituar një sasi të konsiderueshme lekësh nga familjarët e tij.
Arrestimi I tyre është barë në flagrance, gjatë shkëmbimit të parave me familjarët, kun ë të njëjtën kohë është bërë edhe lirimi i pengut pa pasoja për shëndetin e tij.
© Panorama.al











