VLORE- Aleanca Kuqezi ka protestuar sot ne Vlore kunder betonizimit te bregdetit.
“Bregu nuk është në pasuri qeveritare, por pasuri kombëtare. Ligji nuk i lejon pallatet 100 metra larg detit, qeveria i fut ndërtimet në det. Berisha përdor bregdetin për të pastruar para”- thane perfaqesuesit e AK gjate protestes.
Sipas tyre, ndërkohë që demokratët ndërtojnë pallate, kryebashkiakët i nënshkruajnë vendimet.
“Premtojmë se sezonin e ardhshëm turistik ne do t’i kthejmë bregun Vlorës”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të Alancës Kuq e Zi.
© Panorama.al











