Vllaznia/ Sukaj dhe Vajushi duan një gol kualifikimi

Jul 20, 2011 | 11:30

Dy protagonistët e Vllaznisë në takimet e para të Ligës ës Europës, prej këmbëve të të cilëve erdhi edhe kualifikimi, Xhevahir Sukaj dhe Armand Vajushi, kërkojnë të jenë sërish protagonistë edhe ndaj Thunit. “Të shënosh dhe aq më tepër në një takim ndërkombëtar, është kënaqësi në vete. Vërtetë kam shënuar edhe dy herë të tjera në transfertat europiane, por dëshiroj të shënoj edhe në këtë përballje. Kam besim se të gjithë kanë një dëshirë; të shënojë dhe të kualifikohemi”, është shprehur Sukaj. Ndërsa Vajushi ka pohuar se kërkon që t’i vendosë vulën fitores së Vllaznisë në Zvicër. “Duhet të arrijmë të marrim më të mirën në këtë përballje dhe ajo nuk merret duke qenë vetëm në prapavijë, por edhe duke kërkuar që të jemi agresiv në sulm dhe të shënojmë. Gjithçka varet nëse ne do ta fillojmë mirë këtë takim dhe të mos pësojmë shpejt gol. Dua të jap më të mirën në këtë përballje, por shpresoj se të gjithë do të bëjnë një gjë të tillë në këtë takim historik për ekipin tonë. Shanset për mua janë 50 me 50, pavarësisht se ne luajmë në transfertë”, ka thënë Vajushi.

© Panorama.al

Te lidhura