Vllaznia është kthyer në një “kantier”, ku lojtarë nga skuadra të ndryshme vijnë, provohen dhe ikin, pasi nuk bindin stafin teknik. Kësisoj, nga burime pranë klubit shkodran, mësohet se sot do të vijnë edhe tre lojtarë të tjerë për të kaluar një periudhë prove, mirëpo nuk bëhet e ditur prejardhja e tyre. Ndërkohë, argjentinasi Diego Hajme, mund të lërë që sot Shkodrën. Ndërkohë që ndeshja miqësore u ka shërbyer krerëve shkodranë për të pikasur ndonjë lojtar. Kështu, në syrin e tyre ka rënë kapitenin i Prishtinës, Isuf Llumnica. 27-vjeçari ka bërë një paraqitje të mirë, çka ka vënë në lëvizje krerët kuqeblu për të pasur shërbimet e tij sezonin e ri. Ndoshta, ashtu si dy bashkëpatriotët e tij, Nallbani, Kukaj dhe Llumnica me shumë mundësi mund të veshë fanellën shkodrane.











