Vioresin Sinani, një nga bomberat e ekipit shkodran ndër vite, do të jetë i gatshëm për takimin e dytë me maltezët e Birkirkarasë, pasi ka kryer dënimin e tij prej tre takimesh. Ai, së bashku me Grimën, i cili edhe ai do të jetë i gatshëm për këtë sfidë me maltezët, do të jenë forcat plus për formacionin e kuqebluve. Por tani një pikëpyetje për të gjithë, por edhe për vetë Josën, është nëse duhet të jetë në fushën e lojës një sulmues i tillë si Sinani, apo jo. Tekniku Josa në konferencën për shtyp ka deklaruar se ndryshimet do të ishin me pikatore. Pra për Sinani, i cili është i gatshëm në më të mirën e tij për këtë takim, mund të mos ketë vend si titullarë. Ai edhe në sezonin e shkuar ka zhvilluar pak takime me Sukajn në krah dhe një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në këtë sfidë të dytë të këtij turi të parë të Ligës së Europës. Megjithatë, tekniku Josa, ndryshe nga përballja e parë mund të luajë me një dyshe tipike sulmuese, Sukaj-Vajushi.











