Vlashi: Pushimet e mia me Aurorën në Dhërmi

May 20, 2012 | 13:46

Qëndroi pak kohë në shtëpinë e famshmë të BB, por për aq kohë mori famë pasi u bë personazh shumë i përfolur brenda dhe jashtë për shumë arsye, përfshirë këtu edhe intimitetin e tij. Modeli i njohur, Vlash Martika, i është rikthyer punës si drejtues i një reviste. Ne realizuam një bisedë me Vlashin, ku ai na zbulon planet për këtë sezon. ”I jam rikthyer punës sime në revistën që unë drejtoj “Runway”, dhe jam shumë i kënaqur nga ecuria e saj këtë muaj pasi ishte një numër vërtet shumë i suksesshëm.. Gjithashtu i jam rikthyer shkollës, pasi kisha lënë disa provime gjatë mungesës sime kur isha në shtëpinë e ”Big brother” dhe tashmë po jap provimet që kisha lënë pas. Jam ende në vit të parë, pasi ky është fakulteti i dytë dhe këtë vit e kam nisur, dega Ekonomik, Financë-Kontabilitet”, thekson Vlashi, duke treguar gjithashtu se është i dashuruar dhe jeta e tij private po shkon shumë mirë. ”Jeta private po shkon shumë mirë, jam shumë i dashuruar dhe së shpejti në ditët e para të qershorit do të udhëtoj bashkë me Aurorën drejt një qyteti bregdetar, ku kemi marrë një shtëpi me qira së bashku me disa miq tanët për dy javë. Vendi ku do të udhëtojmë është Dhërmiu”, tregon ai, duke bërë të ditur se destinacioni i radhës do ta mbushë me energji pozitive, për t’iu rikthyer punëve gjatë vjeshtës. ”Projekte, punë të reja kam marrë, por flitet për në shtator që nis sezoni i ri dhe, derisa gjërat të bëhen fakte, preferoj të mos flas shumë”, përfundon bisedën Vlash Martika.

© Panorama.al

Te lidhura